Kronikë

Në Merdar kapen 38,5 kg marihuanë, po hynte nga Kosova në Serbi

Beograd, 1 qershor – Mediet e Beogradit raportojnë se doganierët serbë kanë kapur në Merdar rreth 35 kilogramë marihuanë, që po hynte nga drejtimi i Kosovës në Serbi, transmeton Koha.net.

Kjo sasi droge u kap në mesnatë. Ajo po hynte nga Kosova me një automjet të tipit fugon “Opel Vivara” me regjistrim slloven.

Shoferi i fugonit, një 43 vjeçar, shqiptar shtetas i Maqedonisë, u kishte thënë doganierëve se po udhëtonte për në Slloveni dhe se përveç dy gajbave me domate dhe ca qeska me speca e pak gardërobë s’kishte gjë tjetër për të paraqitur. Por doganierët, sipas raportimit, kishin vënë re shqetësimin e shoferit. Pas kontrollit kishin konstatuar s’fugoni nuk ishte pa gjë. Të gjitha zbrazëtirat ishin të mbushura me marihuanë. Ata kanë nxjerrë nga pjesët anësore, dyshemeja dhe tavani i veturës 64 pako me marihuanë, me peshë 38,5 kilogramë.