Kronikë

Tre të arrestuar për trafikim migrantësh

Descriptive Text

Gjatë kontrollit në tri lokacione të ndryshme në Prishtinë nën dyshimin për kryerje te veprës kontrabandim me migrantë, janë gjetur dhe sekuestruar shtatë copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një tytë e armës, një thikë ushtarake, një çelës për pranga dhe një fluturake metali, transmeton Koha.net.

Në lidhje me rastin Policia ka arrestuar tre meshkuj nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të cekur.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.