Tre të arrestuar në Skenderaj për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” Foto: Koha / ilustrim

Tre të arrestuar në Skenderaj për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”

31 maj 2017 10:20

Tre persona të dyshuar janë arrestuar në mesditën e datës 30 maj 2017, në një nga fshatrat e zonës së përgjegjësisë së stacionit policor në Skenderaj, thuhet në njoftimin e Policisë Rajonale të Mitrovicës.

Njësi relevante policore i ishin përgjigjur informacionit të pranuar nga ankuesi F. R., 52 vjeçar, ku fillimisht thuhej se në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Vajnik kishte gjetur një granatë dore të pashpërthyer. Me të arritur në vendin e ngjarjes policia vëren se përveç granatës në atë lokacion kishte pasur edhe të shtëna me armë zjarri, shton njoftimi, transmeton Koha.net.

Bazuar në veprimet e para hetimore bëhet e ditur se ngjarja kishte rrjedhur si shkas i një zënke ndërmjet viktimës së rastit dhe tre peronave të dyshuar, ku sipas elementeve rrethanore dhe provave të siguruara, të dyshuarit dyshohet se përveç hedhjes së granatës në oborrin e viktimës, të njëjtit kishin shtënë edhe me armë zjarri. Në cilësi të provave materiale në vendngjarje janë gjetur 26 gëzhoja të kalibrit të ndryshëm, ndërsa njësi përkatëse policore për trajtimin e mjeteve të pashpërthyera kanë bërë shpërthimin e granatës në mënyrë të sigurt.

Mbi dyshimet e arsyeshme dhe provat e siguruara në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar I. A., 50 vjeçar, H. A., 56 vjeçar dhe H. A., 60 vjeçar. Me vendim të prokurorit të çështjes tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.

Rasti i veprës penale është duke u hetuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme