Kronikë

Një i vdekur nga aksidenti në autostradën Prishtinë-Prizren

Gjatë mbrëmjes së sotme ka ndodhur një aksident me fatalitet në autostradën Prishtinë-Prizren.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha ka konfirmuar lajmin për Koha.net me ç’rast ka thënë se një person ka mbetur i vdekur.

Ai ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë e tipit BMW, me ç’rast shoferi i këtij të fundit ka ndërruar jetë.

“Aksidenti ka ndodhur në autostradën Prishtinë-Prizren. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë e tipit BMW. Shoferi i veturës BMW, është ai që ka ndërruar jetë”, ka thënë Berisha.

Ai ka bërë të ditur se në aksident ka edhe disa persona tjerë të lënduar të cilët tani janë duke u trajtuar në spital.

Nuk është bërë i ditur identiteti i personit që ka ndërruar jetë, por Koha.net do ju njoftoj në vazhdim për detaje tjera.