Kronikë

Në Soçanicë të Leposaviqit shtie mbi pompë të benzinës, kërcënon edhe policët

Në Fshati Soçanicë të Leposaviq një serb shtie në drejtim të pompës së benzinës, e më pas kanos edhe zyrtarët policorë. Për pasojë ai përfundon prapa grilave.

Policia e Kosovës në raportin e sotshëm bën të ditur se kjo ngjarje ka ndodhur dje pak pas mesnate dhe se sulmuesi është arrestuar, transmeton Koha.net.

“Është arrestuar i dyshuari, mashkull K-serb, pasi ai, derisa ka qenë në lëvizje me veturë, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të pompës së derivateve ‘Slap Petrol’, pronë e viktimës, mashkull, po ashtu serb dhe shtetas i Kosovës. Gjatë arrestimit i dyshuari ka kanosur zyrtarët policorë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport, por nuk jepen hollësi të tjera, as për moshën e personit, as për motivin e ngjarjes.