Kronikë

Kërcënoi policin për shqiptim dënimi, pas arrestimit lirohet në procedurë të rregullt

Descriptive Text

Një person, mashkull, shqiptar i Kosovës nga Mitrovica, është shoqëruar në polici e më pas, në konsultim me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.

Ai, sipas raportit të Policisë së Kosovës, dje kishte kanosur e fyer një polic të Kosovës, i cili më herët i kishte shqiptuar një dënim, tiketë, transmeton Koha.net.

ë raport bëhet e ditur se policia e kishte kapur kërcënuesin dhe e kishte shoqëruar në stacion policor dhe se pas intervistimit, në konsultim me prokurorin ai ishte lënë i lirë, në procedurë të rregullt.