Kronikë

Vdes i aksidentuari më 8 maj në Prishtinë

Më 8 maj të këtij viti në Rr. “Muharrem Fejza” të Prishtinë kishte ndodhur një aksident që pati për pasojë një të lënduar rëndë.

Ai (mashkull, shqiptar) që atëherë po trajtohej në QKUK, transmeton Koha.net.

Në raportin e sotshëm të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ai dje ka ndërruar jetë.

Po ashtu theksohet se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i tij është dërguar në obduksion. Por, nuk saktësohet nëse ka të arrestuar për këtë rast dhe as jepen hollësi për moshën e viktimës.