Kronikë

Përfshihen në përleshje 9 persona, një përfundon në spital e një në burg

Në Obiliq dje ka ndodhur një përleshje fizike në të cilën ishin përfshirë nëntë persona.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se për këtë shkak janë arrestuar nëntë të dyshuar, transmeton Koha.net.

Raportohet se njëri nga pjesëmarrësit në këtë përleshje ka pësuar lëndime trupore dhe ka përfunduar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa një tjetër është dërguar në mbajtje. Të tjerët, me urdhër të prokurorit, janë lënë të lirë, në procedurë të rregullt.

Në raport nuk saktësohet motivi i grindjes dhe nuk jepen hollësi as për moshën e pjesëmarrësve. Vetëm identifikohen si shqiptarë dhe shtetas të Kosovës.