Aksident, kërcënim dhe marrje pistolete Foto: Ilustrim

Aksident, kërcënim dhe marrje pistolete

29 maj 2017 10:56

Në fshati Strellc, Deçan, dje janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, njofton Policia e Kosovës.

Arrestimi u bë pasi njëri nga ta, gjersa ishte duke drejtuar veturën është aksidentuar me një veturë tjetër, të cilën e ngiste viktima mashkull K/Shqiptar, transmeton Koha.net.

Më pas të dyshuarit kishin kërcënuar viktimën si dhe ia kanë marrë një pistoletë, të cilën e posedonte me leje zyrtare.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme