Kronikë

Gjashtë të lënduara në aksident trafiku në Vushtrri

Në Vushtrri ka ndodhur dje një aksident trafiku me ç’rast janë lënduar gjashtë gra, transmeton Koha.net.

Policia e Kosovës bën të ditur se në aksident trafiku ishin të përfshira dy vetura civile, ndërsa dyshohet se aksidenti është shkaktuar për shkak se vozitësja e veturës Opel Corsa nga pakujdesia dhe mos mbajtja e distancës ka goditur veturën Polo, që gjithashtu drejtohej nga një grua.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore pësojnë viktima dhe pesë pasagjere, shqiptare, të cilat pas pranimit të tretmanit mjekësor në Spitalin e Mitrovicës janë liruar”, thuhet në komunikatë.