Kronikë

Aksident trafiku te liqeni i Badocit

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak minutash në rrugën Prishtinë – Gjilan, afër liqenit të Badocit.

Në aksident është përfshirë një automjet kombi, i cili është rrokullisur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë me kushtet atmosferike.

KP raporton se në aksident nuk ka të lënduar.