Kronikë

Pesë raste të dhunës në familje të raportuara për 24 orë në Kosovë

Foto: Stock

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas raportit të Policisë, në fshatin Uglar të Graçanicës është arrestuar një person, pasi i njëjti në gjendje të dehur e ka sulmuar fizikisht babanë e tij.

Ndërkaq në Prishtinë është arrestuar një burrë i cili ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

E në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili kishte tentuar ta sulmojë motrën e tij dhe kishte kanosë vëllain e tij. I dyshuari dyshohet se ka probleme psikike i cili kishte ikur nga reparti i psikiatrisë ku kishte qenë duke u trajtuar.

Në Prizren ë dyshuara femër K/Boshnjake në shtëpinë e saj e ka sulmuar fizikisht djalin e saj, i cili për shkak të sulmit është dërguar te mjeku. E dyshuara është me probleme psikike dhe është nën përkujdesje të entit të shëndetit mendor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkaq në Pejë një person nën ndikim të alkoolit në shtëpi e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.