Kronikë

Pesë të arrestuar për dhunë në familje në Kosovë

Descriptive Text

Pesë persona janë arrestuar për dhunë në familje në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Policia, në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas në mosmarrëveshje në familje e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar . Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq në Gllogoc viktima femër, Shtetase e Shqipërisë, ka raportuar se i dyshuari me të cilin bashkëjeton, pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim te prokurorit dërgohet në mbajtje.

Në Shtërpcë viktima femër kosovare ka raportuar se djali i saj, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj dhe bashkëshortit të saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.

Ndërkaq në Pejë, në raste të ndara janë arrestuar dy persona. Në njërin rast, viktima mashkull ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndërkaq në rastin tjetër, i dyshuari ka sulmuar fizikisht prindërit e tij duke iu shkaktuar lëndime trupore. Viktima (babai i tij) ka marrë tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.