Kronikë

Përleshje mes 5 personave në Lipjan

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është përfshirë në një përleshje mes pesë vetave në Lipjan.

Policia e Kosovës raporton se të martën mbrëma pesë persona janë përleshur mes vete shkaku i një mosmarrëveshje.

Me urdhër të prokurorit dy nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje.