Kronikë

Autobusi që vinte nga Serbia del nga rruga në Lluzhan

Foto: Koha / ilustrim

Një autobus që po vinte nga Serbia për në Kosovë, derisa ka qenë duke lëvizur në magjistralen Podujevë – Prishtinë, mbrëmë ka dalë nga rruga.

Sipas informatave të Koha.net, ngjarja ka ndodhur në fshatin Lluzhan të Komunës së Podujevës, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës, për Koha.net ka konfirmuar aksidentin, kurse ka thënë se nuk ka persona të lënduar.

“Dje rreth orës 21:00, në fshatin Lluzhan, në magjistralen Prishtinë-Podujevë, një autobus (një pjesë e tij) ka dal nga rruga. Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar”, ka thënë shkurt Krasniqi.

Dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e vështirësuara në komunikacion si pasojë e mjegullës.