Kronikë

Vjedhin një veturë, dy të arrestuar në Pejë

Descriptive Text

Dy persona janë arrestuar dje pasi kishin vjedhur një veturë në rrugën “Madeleine Albright” në Pejë.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ishte lajmëruar të mërkurën derisa viktima kishte bërë të ditur se pasi e kishte parkuar veturën, kur ishte kthyer nuk e kishte gjetur.

Hetuesit e Stacionit Policor në Pejë menjëherë i janë përgjigjur rastit, ku pas një pune intensive operativo-hetimore me datën 16.01.2020 është arritur që të identifikohen, rrjedhimisht të arrestohen dy të dyshuar, njëri nga ta i mitur, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘vjedhje e veturës’.

“Vetura e gjetur pas proceduarve do t’i kthehet viktimës (pronarit). Me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit njërit prej 48 orëve, ndërsa të dyshuarit të mitur masa prej 24- orëve”, thuhet në njoftim.