Kronikë

Sllavko Simiqit të Listës Serbe i digjet vetura në Leposaviq

Descriptive Text

Një veturë e tipit Peugeot ngjyrë e zezë dhe me targa KM është djegur mbrëmë pas mesnatës në Leposaviq.

Burime të KosovaPressit bëjnë të ditur se automjeti është pronë e deputetit Sllavko Simiq.

"Mbrëmë pas mesnatës, saktësisht rreth orës 1:30, para ndërtesës ku jeton Sllavko Simiq në Leposaviq, është hedhur eksploziv në automjetin e deputetit Simiq me ç’rast automjeti është djegur i tërë", kanë thënë burimet e KosovaPressit.

Djegien e automjetit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut Branisllav Tadoviq, por nuk ka dhënë detaje shtesë.

KosovaPress ka provuar të kontaktojë edhe me deputetin Simiq, por pa sukses.

Simiqi përveç postit të deputetit në parlamentin e Kosovës, është edhe nënkryetar i Listës Serbe, si dhe kryetar i qarkut të Mitrovicës, i zgjedhur nga strukturat ilegale në atë pjesë.