Kronikë

Pasi u kap për posedim të narkotikëve, policia e kupton se ishte i dyshuar për “kidnapim”

Foto: Koha / ilustrim

Dje në Prishtinë është arrestuar një person tek i cili gjeti substanca narkotike. Por pas arrestimit nga Policia e Kosovës ai u dorëzua te Njësiti i Hetimeve Rajonale pasi dyshohej për veprën penale “kidnapim”.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tij i është gjetur një sprej dhe tetë qese të vogla të mbushura me substanca të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë. Vetura e të dyshuarit është konfiskuar për arsye të skadimit të regjistrimit. I dyshuari është intervistuar dhe më pas është dorëzuar njësisë të hetimeve rajonale, pasi që dyshohet për një vepër penale “Kidnapim”, përfundon raporti i PK-së.