Kronikë

Kanoset policja jashtë detyrës, të dyshuarit i kishte shqiptuar tiketë

Policia e Prizrenit njofton se një zyrtare policore jashtë detyrës zyrtare, ka qenë me veturë private në rrugë në lëvizje, kur është kanosur nga i dyshuari , i cili ka tentuar ta hapë derën e veturës.

I dyshuari e kishte kanosur për arsye se para dy muajve zyrtarja policore ia ka shqiptuar një tiketë për kundërvajtje në trafik, transmeton Koha.net.

Me urdhër të prokurorit është kontrolluar vetura e të dyshuarit, aty është gjetur substancë narkotike e cila konfiskohet së bashku me veturën e të dyshuarit, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.