Kanosi përmes Facebookut, hetohet në gjendje të lirë Foto: Ilustrim

Kanosi përmes Facebookut, hetohet në gjendje të lirë

22 maj 2017 11:34

Një person me banim në Rr. “Tring Ismajli” në Prishtinë dje në orën 01:13 kishte raportuar në polici për një kanosje përmes telefonit dhe Facebookut, transmeton Koha.net.

Në raportin e sotshëm të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se personi i dyshuar për kanosje në këtë mënyrë ishte identifikuar dhe pas shoqërimit në polici, në konsultim me prokurorin kujdestar ai është liruar.

Por bëhet e ditur se i dyshuari që ka kryer kanosje përmes Facebookut e telefonit është duke u hetuar me procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme