Kronikë

Rrëmbehet një grua në Fushë Kosovë

Descriptive Text

Policia ka njoftuar se një grua është rrëmbyer në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit rastin e ka raportuar vetë ajo, derisa ka thënë se me forcë e nën kërcënim të një shufre të metalit e ka futur në veturë dhe e ka dërguar në Prishtinë. Njoftohet se viktima më pas ka arritur të largohet nga i dyshuari.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.