Kronikë

Tre të arrestuar për vjedhje në Pejë

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale të vjedhjes dhe dy të tjerë për dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale.

"Më 22.12.2019 rreth orës 00:10, në stacionin policor Pejë, viktima e rastit shtetase e Republikës se Shqipërisë, ka deklaruar se me datën 21.12.2019 rreth orës 21:45 ishte ndalur në rrugën “Adem Jashari” dhe kishte hyrë në marketin Fresh, veturën e saj e kishte lënë të parkuar afër marketit dhe në veturë kishte pasur çantën e saj personale. Pasi ka dalë nga marketi ka hyrë në veturë, ka vërejtur se i mungon çanta qe e kishte pasur aty", ka thënë ai.

Policia thotë se viktima në çantë ka pasur të holla dhe dokumente si në vijim, 2500 franga në bankënota të ndryshme dhe 500 euro, dokumentet e makinës, patentë shoferin, pasaportën e Republikës së Shqipërisë.

“Njësiti i hetimeve, stacioni policor Pejë, menjëherë ka vazhduar intensivisht me veprimet hetimore, me ç‘rast sot me datë 22.12.2019 rreth orës 04:00 në një lokal është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari i rastit të iniciuar të veprës së vjedhjes, shtetasi shqiptar kosovar (i mitur), së bashku me dy persona tjerë, të cilët gjithashtu janë të dyshuar lidhur me rastin për ‘Dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale”, thuhet në njoftim.

I dyshuari me aktvendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë. Rasti me kallëzim penal dërgohet ne Prokurorinë Themelore Pejë.