Kronikë

Një i mitur theret me thikë në Podujevë

Foto: Ilustrim

Policia në Podujevë ka arrestuar dje një të mitur në Podujevë, pasi që i njëjti ka therur me thikë një tjetër të mitur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhemajl Mustafa” ku viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, përfundon raporti i PK-së.