Kronikë

Kapen nëntë persona duke luajtur bixhoz në Ferizaj

bixhoz

Dje në Ferizaj janë arrestuar 9 persona për organizim të skemave piramidale, të cilët pas intervistimit janë liruar.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Agim Matoshi”.

“Janë arrestuar nëntë meshkuj K/Shqiptarë, të cilët nga njësitë policore janë hasur në një lokal duke luajtur bixhoz. Si prova materiale janë konfiskuar 499 zhetona për lojë të bixhozit, me të cilët kishin qenë duke luajtur të dyshuarit në tavolinë dhe 16 palë letra bixhozi”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë liruar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.