Kronikë

Ushtron dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij në Podujevë, arrestohet

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një burrë në Podujevë pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy fëmijëve dhe bashkëshortes së tij femër K/Shqiptare”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, transmeton Koha.net.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.