Kronikë

Me ndihmën e qytetarëve arrestohet u dyshuari që kërkohej nga policia

Descriptive Text

Policia e Kosovës -Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 18.10.2019, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar TIM ( Deli) Kajtazi, i cili kërkohej për:

2- (dy) raste për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

1- (një) rast për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”

1- (një) rast për veprën penale “Dhunë në familje”

1- (një) rast për veprën penale “ Shmangie nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore”

“Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 02.12.2019 është bërë arrestimi i tij nga njësitet policore të DRP-Pejë. I dyshuari i lartcekur është dërguar ne vuajtje dënimi në Qendrën Korrektuese Dubravë”, thuhet në raport.

“Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore. Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia thotë se falë ndihmës së qytetarëve u realizua ky arrestim.

“Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës e ndihmuan qytetarët dhe falënderojmë të gjithë për besimin dhe shtimin e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit”, përfundon raporti.

Image