Kronikë

Në Prizren punëtori sulmohet nga menaxheri i restorantit

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një restorant, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga menaxheri.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima është dërguar në trajtim mjekësor në QKUK për shkak të lëndimeve të marra.

“Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti derisa ishte duke punuar në një restorant pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar- menaxher. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.