Kronikë

Arrestohen babë e bir në Besi, të dyshuar për shtytje drejt vetëvrasjes 22 vjeçaren

Descriptive Text

Babë e bir janë arrestuar në fshatin Besi, të dyshuar për shtytje në vetëvrasje 22 vjeçaren B.O, një muaj më parë.

Policia përmes raportit 24 orësh thotë se janë arrestuar nën dyshimin për veprat penale “Vdekje e dyshuar, Shtytje në vetëvrasje, Manipulim me prova, Armëmbajtje pa leje, Lajmërim apo kallëzim i rremë”.

LEXO EDHE: Vdekje e dyshimtë në Besi të Prishtinës, familja beson se 22-vjeçarja u vra nga dikush

Ndërkohë prokurori i rasti Armend Hamiti, e ka konfirmuar lajmin për Kohën Ditore, duke theksuar se të dy janë arrestuar për shkak të dyshimeve për fshehje dhe manipulim të provave.

“Fsh. Besi, Prishtinë (NN) 01.10.2019 – 19:50. Lidhur me rastin me datën 26.11.2019 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj babë e djalë të i cili dyshohet se kanë kryer veprat penale të cekura më lartë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së, transmeton Koha.net.

Hamiti ndërkohë tha se arma nuk ishte gjetur në vendin e ngjarjes.

22 vjeçarja B. O. u gjet e vdekur në oborrin e shtëpisë së saj në Besi të Prishtinës, me plagë në kokë, gjatë fillimit të muajit tetor.