Kronikë

Tentim vrasje në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuar në Prishtinë kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tri viktimave meshkuj.

Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe ka konfiskuar dy gëzhoja që dyshohet se janë të pistoletës, transmeton Koha.net.

Me vendim të prokurorit është bërë bastisja e shtëpive të të dyshuarve mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar.