Kronikë

Konfiskohet mbi 1 kg marihuanë në Prishtinë, një i arrestuar e një në kërkim

Policia në Prishtinë njofton se pas një pune hetimore janë kontrolluar dy lokacione pronë e të dyshuarve ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar 1.570 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 570 euro para të gatshme, një armë e kalibrit 7.65 mm, dy fishekë 7.65 mm dhe tre fishekë të AK-47.

Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje kurse tjetri është në kërkim policor.