Kronikë

Hyn në barnatore dhe nga shitësja vjedh 280 euro, arrestohet menjëherë

Dje në rrugën “Avdullah Tahiri” në Gjilan, viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se rreth orës 22:13 deri sa ajo kishte qenë në vendin e punës, në një barnatore, një person i dyshuar mashkull i maskuar dhe nën kërcënimin e armës kishte grabitur 280 € dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

“Pas një kohe të shkurtër, njësitë policore kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raport.