Kronikë

Në Pejë e Mitrovicë djemtë sulmojnë babanë e vet, arrestohen

Foto: Koha / ilustrim

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media raporton për dy raste të dhunës familjare, në Pejë e Mitrovicë.

Në të dyja rastet raportohet se të bijtë kanë sulmuar dje babanë e vet, transmeton Koha.net. Të dyshuarit janë arrestuar.

“Në Pejë është arrestuar, dje rreth orës 20:00, i dyshuari pasi që i njëjti ka fyer dhe kanosur prindin e tij, burrë shqiptar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në komunikatë.

Derisa në Mitrovicë i dyshuari është arrestuar rreth orës 14:30.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar prindin e tij viktimën mashkull K-Shqiptar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në komunikatë.