Kronikë

Shkon në shkollë dhe merr të birin pa dijeninë e ish-bashkëshortes, arrestohet

Dje në rrugën “Marigona”, Fushë Kosovë, është arrestuar një burrë për mospërfillje të një urdhri nga gjykata.

Ai ka shkuar në shkollë dhe ka marrë të birin, pa dijeninë e ish-bashkëshortes së tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti nuk ka përfillur urdhrin mbrojtës të gjykatës, ku nga shkolla ka marrë të birin e tij viktimën mashkull K-Shqiptar (i mitur) pa dijeninë e ish-bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.