Një aksident ku të përfshira kanë qenë disa automjete përfshirë edhe një autobus, ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Sipas fotografive nga vendi i ngjarjes, shihet të ketë dëme materiale.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërkaq Policia janë në vendin e ngjarjes. Si pasojë e aksidentit njoftohet se janë shkaktuar kolona automjetesh në këtë magjistrale.
Koha.net është në pritje të përgjigjes së Policisë për të kuptuar detajet e aksidentit.
-
9 nëntor 2019 19:31
-
Shpërndaje në: