Një person ka mbetur i plagosur në kryeqytet, në lagjen Ulpiana, të mërkurën pasdite.
Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarë policorë që kanë thënë se policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rreth orës 17:44 kemi pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën Eqrem Çabej në Prishtinë, ku është plagosur një person i cili është dërguar në QKUK, për tretman mjekësore. Bëhet fjalë për një mashkull T.J. (1992). Ekipet policore janë duke punuar në drejtim të identifikimit dhe arrestimin e personave të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Ende nuk dihen motivet e kësaj plagosjeje.