Kronikë

Në Podujevë e Lipjan dy gra rrahen nga burrat

Descriptive Text

Dhunë familjare është raportuar të ketë ndodhur dje në Podujevë e në Lipjan.

Dy gra, raportohet se janë sulmuar fizikisht nga burrat e tyre.

“Dje në Podujevë, viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia në raport thotë se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sulm fizik ndaj gruas është ushtruar edhe në Lipjan.

“Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.