Kronikë

Ish-oficeri i Marinës Shqiptare arrestohet me 104 kg kokainë në Greqi dhe 825 mijë euro

Gjatë aksionit të policisë greke ku u sekuestruar një sasi prej 104 kg kokainë të një cilësie të lartë, kanë edhe emrat e dy shqiptarëve të arrestuar.

Dy të arrestuarit shqiptarë janë Erjon Metkaj dhe Jonid Billa, ky i fundit ish-oficer i Marinës Shqiptare. Po ashtu në këtë operacion u arrestua edhe një kroat i quajtur Anta Biliq, përcjell “Shqip”.

Aksioni për arrestimin e shqiptarëve u organizuar në Attica ku këta persona kishin një banesë në të cilën kishin fshehur edhe sasinë prej 104 kilogram kokainë. Policia greke publikoi edhe pamjet gjatë operacionit ku shqiptarët e kishin fshehur kokainën në enë që ishin mbushur me rërë, në furra buke, dhe një pjesë të madhe poshtë dyshekut ku flinin.

Sipas Report TV dy shqiptarëve dhe kroatit të arrestuar iu sekuestruan edhe rreth 825 mijë euro, të cilat dyshohet se kanë ardhur nga trafiku i lëndës narkotike. Njëri prej shqiptarëve sipas mediave greke, thuhet se ishte edhe drejtuesi i grupit, në momentin që u arrestua ka ironizuar edhe policinë duke thënë: Bravo më kapët.

Vetëm pak kohë më parë në Greqi u sekuestrua një sasi rekord kokaine e ardhur me konteinerë bananesh nga Ekuadori. Një pjesë e të cilës kishte destinacion portin e Durrësit, ku falë një bashkëpunimi me DEA-n amerikane, në Durrës u vunë në pranga, Ardian Bega dhe Altin Mislihaka.