Kronikë

Nëna raporton në polici se bashkë me vajzën me nevoja të veçanta, po keqtrajtohen nga djali i saj

Një nënë nga Gjakova, ka raportuar në Policinë e Kosovës për keqtrajtimin që ajo dhe vajza e saj, po marrin nga djali.

Kjo dhunë familjare u kumtua përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Djali, siç raporton policia, është në arrati.

“Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se në mënyrë të vazhdueshme është duke u keqtrajtuar fizikisht ajo dhe vajza e saj me nevoja të veçanta, nga djali i saj- i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Viktimat kanë marrë tretman mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin e policisë.