Kronikë

Një i plagosur me armë zjarri në Viti

Një person është plagosur me armë zjarri pas një përleshje mes disa personave që ndodhi të martën në Viti.

I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Policia e Kosovës njofton se si pasojë e të shtënave janë dëmtuar dy vetura dhe si prova materiale në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tre copë fishekë, nëntë gëzhoja dhe një plumb i pashkrepur.

Të dyshuarit gjenden në arrati, ndërsa njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin.