Kronikë

Vetaksident në Emshir, tre të lënduar

Descriptive Text

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një vetaksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Emshir” në kryeqytet.

Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Në orën 07:45, në Emshir (te Gardeni) ka ndodhur një vet-aksident trafiku, si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona të cilët janë dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor. Vetura e vetaksidentuar ka dëmtuar edhe tri vetura që kanë qenë të parkuara aty”, tha Krasniqi.