Mësimdhënësi mohon të ketë ngacmuar seksualisht nxënësen

16 maj 2017 19:24

Një ditë pasi familja Ademaj akuzoi mësimdhënësin Mustafë Salihu për ngacmim seksual ndaj vajzës së tyre, ka reaguar Salihu, duke i quajtur të pavërteta pretendimet e prindërve.

Salihu, siç transmeton KTV, thotë se ka qenë çdo herë profesor i respektuar, pavarësisht se ndaj tij ka 2 raste negative në sjellje. Ministri i Arsimit i dënon aktet e tilla dhe thotë se do t’i ofrojë ndihmë drejtorisë komunale nëse u kërkohet. Ndërkaq, drejtori i arsimit i komunës së Ferizajt, Muhamet Halili, dje konfirmoi se Salihu tashmë është suspenduar dhe se ka qenë i akuzuar edhe më herët për një vepër të njëjtë, por nga gjykata ka dalë i pafajshëm.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme