Kronikë

Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë

Descriptive Text

Një burrë rreth moshës 30 vjeçare është gjetur pa shenja jete në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë.

Këtë e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova ka konfirmuar se viktima është gjetur sot rreth orës 10:15.

“Rreth orës 10:15 kemi marrë informatën se një person gjendet pa shenja jetë në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’. Me të marrë informatën njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Ndërsa ekipi mjekësor ka konfirmuar se viktima është një burrë rreth moshës 30 vjeçare. Rasti po cilësohet si hetim i vdekjes. Njësitë relevante në koordinim me Prokurorin e shtetit janë duke hetuar rastin”, ka thënë Rugova për Koha.net.