Kronikë

Plagoset një burrë në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Descriptive Text

Është plagosur dje me armë zjarri një burrë në fshatin Sibofc të Podujevës, e me këtë rast është arrestuar edhe një i dyshuar.

Këtë e bën të ditur përmes një komunikate për media Policia e Kosovës, transmeton Koha.net.

“Është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, burrë shqiptar. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka konfiskuar armën TT me një karikator me 6 fishekë”, thotë PK.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.