Kronikë

Në Podujevë vidhen stoli ari, pushkë gjueti e gjëra të tjera

Foto: Ilustrim

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në Podujevë viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur: një pushkë gjuetie për të cilën posedon leje për mbajtje, para të gatshme, stoli ari si dhe dokumente personale, transmeton Koha.net.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore”, thuhet në raport.