Kronikë

Shpërthen bombola në një lokal në Fushë Kosovë, lëndohen dy persona

Descriptive Text

Në rrugën “Nëna Terezë” të Fushë Kosovës, dje në orën 14:58, ka shpërthyer një bombolë gati në një lokal afarist.

“Në rrethana të panjohura në një lokal ka shpërthyer një bombolë gazi me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj K/Shqiptarë. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin.