Kronikë

Tri femra sulmojnë një tjetër te Rruga B në Prishtinë, arrestohen

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është njoftuar nga një femër, e cila ka raportuar se është sulmuar nga tri femra të panjohura për të.

Viktima ka pësuar lëndime trupore si dhe ka pranuar tretman mjekësore, transmeton koha.net.

Policia, pas hetimeve ka identifikuar dhe arrestuar tri femrat e dyshuara.

Të dyshuarat pas intervistimit nga Policia, janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, rreth orës 21.