Filloristja akuzon mësuesin për ngacmim seksual – i njëjti kishte akuzë për po të njëjtën vepër

15 maj 2017 20:46

Të enjten e javës së kaluar, familja Ademaj u njoftua nga vajza 11-vjeçare, se mësuesi e kishte sulmuar seksualisht në shkollë.

Babai i 11-vjeçares, thotë se menjëherë kishte shkuar në shkollë për të kuptuar ndodhinë, dhe aty kishte takuar mësimdhënësin Mustafë Salihu, raporton KTV.

Nuk e mohon se ka dashur ta rrahë mësimdhënësin për këtë arsye.

Ndërsa, gjyshi i 11-vjeçares, akuzon komplet sistemin mësimor në vend, pasi rastet e tilla nuk dënohen fare dhe, sipas tij, lënë vend për përsëritje.

KTV-ja ka tentuar të flasë me drejtorin e shkollës “Ahmet Hoxha” në Ferizaj, Halim Gashin, por ai nuk ka dhënë detaje, pasi ishte në një ekskursion me nxënësit e shkollës.

Familjarët thonë se sa ishin në Polici u njoftuan se mësimdhënësi Mustafë Salihu ishte i ngarkuar edhe më parë për një vepër të njëjtë, por që kishte dalë i pafajshëm.

KTV-ja ka tentuar të marrë prononcim edhe nga drejtori i Arsimit në komunën e Ferizajt.

Drejtori i Arsimit, Muhamet Halili, e pohon se mësimdhënësi rreth 2 vjet më parë ishte suspenduar për shkak se akuzohej për një vepër të llojit të njëjtë, por meqë kishte dalë i pafajshëm, komuna e kishte rikthyer në punë, duke ia ndërruar shkollën.

E, policia thotë se po vazhdon të hetojë këtë rast.

Familjarët e kanë dërguar në shkollë vajzën e tyre, por thonë se gjendja emocionale e saj ende nuk është e qetë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme