Kronikë

Rrahje mes dy personave te Grandi

Një rrahje ka ndodhur para pak minutash tek semaforët pranë hotel “Grandit”.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Koha.net se rrahja ka ndodhur mes dy personave me ç’rast njëri është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërkaq tjetri në stacionin policor.

Nuk dihet ende motivi i rrahjes, megjithatë Koha.net ka siguruar një video ku mund të shihet njëri person duke u arrestuar nga njësitë policore.

{gallery}


Rrahje mes dy personave te Grandi by kohanet