Kronikë

Familja Kastrati kërkon drejtësi, 11 raste të vrasjes së gazetarëve mbesin të pazgjidhura

Vrasjet politike të pasluftës në Kosovë përfshijnë edhe një numër të konsiderueshëm të atyre që mision e kishin informimin e publikut.

Janë 11 raste të vrasjeve të gazetarëve që nga paslufta, e për të cilat tash e shumë vjet nuk u zbuluan kurrë.

Familja Kastrati, që humbi djalin teksa e ushtronte këtë profesion, nuk ndalet se kërkuari drejtësi.