Kronikë

Aksident në Rrugën e Kombit, vdes vajza e mitur e shoferit

Foto: Ilustrim

Një 13 vjeçare, shtetase shqiptare, humbi jetën pasi makina në të cilën po udhëtonte me babanë e saj u përplas me trafikndarësen në autostradën Milot-Morinë, apo siç njihet Rruga e Kombit.

Makina drejtohej nga i ati, i identifikuar me inicialet G.I. rreth 44 vjeç nga Tirana, dhe në fshatin Gëziq të Lezhës duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin duke u përplasur me trafikndarësen.

“Për pasojë ka humbur jetën vajza e tij e mitur S.I. rreth 13-vjeçe, e cila ishte pasagjere në mjet, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital nën kujdes mjekësor”, ka thënë policia, raporton Oranews

Grupi hetimor vazhdon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.